Balotelli, zero

Sulmuesi Mario Balotelli është futbollisti kryesor i Milanit. Këtë e dinë të gjithë. Ylli italian është kërcënimi kryesor i Rossonerëve, golashënuesi më i spikatur në ekipin e trajnerit Massimiliano Allegri. Por, të dielën, në humbjen 3-2 në udhëtim te Parma, Balotellit i ndodhi diçka që nuk i kishte ngjarë asnjëherë më parë prej kur u…

Sport

29/10/2013 16:48

Sulmuesi Mario Balotelli është futbollisti kryesor i Milanit. Këtë e dinë të gjithë. Ylli italian është kërcënimi kryesor i Rossonerëve, golashënuesi më i spikatur në ekipin e trajnerit Massimiliano Allegri.

Por, të dielën, në humbjen 3-2 në udhëtim te Parma, Balotellit i ndodhi diçka që nuk i kishte ngjarë asnjëherë më parë prej kur u transferua në San Siro në janar të këtij viti.

Për herë të parë me fanellën e gjigantit milanez, Balotelli zhvilloi një ndeshje pa bërë asnjë goditje në portën kundërshtare.

Duke parë formën jo të mirë të tij, trajneri Allegri e zëvendësoi atë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes të cilën Milani e humbi në minutat e fundit të kohës shtesë.

Balotelli dhe Milan kanë rastin të përmirësohen të mërkurën mbrëma kur presin Lazion në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A .