Balotelli, problem me kameraman
Temperamenti i famshëm i Mario Balotellit doli përsëri në skenë pasi ai qëlloi një kameraman derisa ekipi i Italisë mbërriti në Napoli të dielën. Azzurrët udhëtuan me tren nga Firenca për në Napoli, ku do të zhvillojnë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014 kundër Armenisë të martën mbrëma. Qindra tifozë…

Sport
Temperamenti i famshëm i Mario Balotellit doli përsëri në skenë pasi ai qëlloi një kameraman derisa ekipi i Italisë mbërriti në Napoli të dielën.
Azzurrët udhëtuan me tren nga Firenca për në Napoli, ku do të zhvillojnë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014 kundër Armenisë të martën mbrëma. Qindra tifozë ishin duke pritur ekipin në stacionin e trenit së bashku me disa ekipe televizive.
Mirëpo, SportMediaset raportoi se Balotelli qëlloi një prej kamerave të tyre duke u munduar ta rrëzonte në tokë. Xhirimet e publikuara i përkrahin njoftimet.
Gjesti i Balotellit është i pazakonshëm edhe për faktin se Mediaset është pronë e presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi që është praktikisht ‘shefi’ i ekipit të sulmuesit.