Balotelli i përshëndet me pushkë, ata që e urrejnë

Mario Balotelli vazhdon të bëjë skandale. Sulmuesi italian e ka postuar në Instagram një fotografi, ku shihet me një pushkë në dorë, përmes së cilës i përshëndet të gjithë ata që e urrejnë.

Sport

11/07/2014 12:13

Mario Balotelli, është përsëri ai. Sulmuesi italian është shfaqur në një fotografi të postuar në Instagram me një pushkë në dorë, përmes së cilës iu dha ‘selam’ atyre që e urrejnë.

“Një përqafim i madh për të gjithë atë që më urrejnë”, ka shkruar futbollisti i Milanit, i cili pas disa minutash e ka hequr këtë fotografi.

Ish futbollisti i Interit dhe Manchester Cityt njihet për skandalet që i shkakton kohë pas kohe. Balotelli definitivisht nuk mbushet mend kurrë…