Nagavci: Qytetarët e rikonfirmuan se VV mbetet forca më e madhe politike në vend, tani institucionet duhet të krijohen sa më parë

Ish shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka shkruar në lidhje me rrjedhën e situatës poliitke në vend pas certifikimit të rezultateve. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prioriteti i vendit duhet të jetë krijimi sa më i shpejtë i institucioneve, pasi sipas saj Kosova ka nevojë për funksionalizimin e…

Lajme

16/06/2026 20:03

Ish shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka shkruar në lidhje me rrjedhën e situatës poliitke në vend pas certifikimit të rezultateve.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prioriteti i vendit duhet të jetë krijimi sa më i shpejtë i institucioneve, pasi sipas saj Kosova ka nevojë për funksionalizimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë, zgjedhjen e Presidentit/es dhe ecjen përpara me punët e shumta që presin zgjidhje.

“Qytetarët kanë votuar për institucione që punojnë, jo për bllokada e zvarritje. Zgjedhjet e reja mund të ishin shmangur. Mund të ishin shmangur pas zgjedhjeve të shkurtit. Mund të ishin shmangur edhe pas atyre të dhjetorit. Por veçanërisht pas rezultatit të fundit, është e qartë se qytetarët kanë folur me një zë të qartë dhe të përsëritur”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka thënë se qytetarët kanë dhënë tri herë me radhë të njëjtin mesazh, që sipas saj VV mbetet forca më e madhe politike në vend.

“Jo vetëm kaq, por mbështetja qytetare për Lëvizjen Vetëvendosje vazhdon të jetë më e madhe se ajo e tri partive tjera shqiptare së bashku. Në vend të reflektimit, disa zgjodhën bllokadën. Në vend të pranimit të realitetit politik, zgjodhën ta çojnë vendin në procese të reja zgjedhore, duke humbur kohë të çmuar institucionale dhe duke i kushtuar miliona euro buxhetit të shtetit”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka thënë se tani kur rezultati po konfirmohet sërish, bëhet më e qartë se qytetarët nuk kërkojnë kalkulime politike, por përgjegjësi, stabilitet dhe punë.

“Mesazhi i tyre është i qartë: besimi fitohet me punë dhe mbahet me rezultate”, ka shtuar Nagavci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: