Balotelli, i papjekur

Fabio Capello dyshon nëse sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli do të tregojë qëndrimin e duhur në fushën e lojës. Ylli italian do të mungojë në ndeshjen kundër Juventusit të dielën për shkak të suspendimit prej tri takimesh pas përjashtimit në humbjen 2-1 nga Napoli në San Siro. Ai pritet të jetë një prej futbollistëve kryesor…

Sport

05/10/2013 08:45

Fabio Capello dyshon nëse sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli do të tregojë qëndrimin e duhur në fushën e lojës.

Ylli italian do të mungojë në ndeshjen kundër Juventusit të dielën për shkak të suspendimit prej tri takimesh pas përjashtimit në humbjen 2-1 nga Napoli në San Siro.

Ai pritet të jetë një prej futbollistëve kryesor të Italisë në Kampionatin botëror 2014 por Capello dyshon nëse ai do të arrijë të tregojë pjekuri. “Nuk e di nëse Balotelli do të piqet ndonjëherë. Së paku shpresoj”, deklaroi selektori i Rusisë për Metronews.it.

“Italia është ekip interesant, ata mund të jenë befasia në Kampionatin botëror 2014”, u shpreh ai.