Balotazh në Prizren mes PDK-së e VV-së – ja kandidatët më të votuar për asamble
Në Prizren janë procesuar 231 nga gjithsej 236 vendvotime, që përbën 97.88% të totalit. Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gara për kryetar do të shkojë në balotazh mes kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj dhe atij të VV-së, Artan Abrashi, transmeton lajmi.net. Totaj kryeson me 41.93% të votave apo 25,242 vota, ndërsa Abrashi…

Lajme
Në Prizren janë procesuar 231 nga gjithsej 236 vendvotime, që përbën 97.88% të totalit.
Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gara për kryetar do të shkojë në balotazh mes kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj dhe atij të VV-së, Artan Abrashi, transmeton lajmi.net.
Totaj kryeson me 41.93% të votave apo 25,242 vota, ndërsa Abrashi është i dyti me 30.39% apo 18,295 vota. Kandidati i LDK-së, Driton Selmanaj, ka marrë 10.49% të votave (6,316 vota), ndërsa të tjerët janë shumë më prapa.
Ndërkohë, në garën për asamble komunale, Partia Demokratike e Kosovës duket të jetë forca më e votuar, me një diferencë të ndjeshme ndaj konkurrentëve.
Këta janë 10 kandidatet më të votuar për asamble nga pesë subjektet kryesore shqiptare në komunën e Prizrenit:
PDK
-
Kujtim Gashi – 18,643 vota
-
Islam Ukaj – 1,524 vota
-
Arianit Berisha – 1,119 vota
-
Adem Morina – 1,030 vota
-
Driton Sallauka – 899 vota
-
Nehat Elshani – 809 vota
-
Luljeta Veselaj Gutaj – 754 vota
-
Çelë Lamaj – 726 vota
-
Bexhat Bytyqi – 649 vota
-
Simir Krasniqi – 642 vota
VV
-
Dafina Alishani – 12,138 vota
-
Ilir Gashi – 1,044 vota
-
Karanfil Haxhillari – 697 vota
-
Adem Shabanaj – 577 vota
-
Selman Sokolaj – 514 vota
-
Zgjim Kryeziu – 465 vota
-
Mergiton Gavazaj – 448 vota
-
Nerimane Pllana Gashi – 404 vota
-
Dashnor Hyseni – 401 vota
-
Islam Thaqi – 384 vota
LDK
-
Driton Selmanaj – 7,809 vota
-
Florent Ukaj – 916 vota
-
Qemal Krasniqi – 681 vota
-
Haziz Hodaj – 448 vota
-
Astrit Temaj – 425 vota
-
Bajram Kastrati – 356 vota
-
Mimoza Memaj – 342 vota
-
Tafil Kalimashi – 317 vota
-
Marin Përgjoka – 293 vota
-
Agnesa Sinanaj Gavazaj – 271 vota
Bashkimi Demokratik i Prizrenit (BDP)
-
Shukri Quni – 3,669 vota
-
Edin Shehu – 435 vota
-
Sefidin Islamaj – 406 vota
-
Liridona Veçgishti – 291 vota
-
Shukrije Berisha – 214 vota
-
Ramadan Tarashaj – 203 vota
-
Nebi Duraj – 187 vota
-
Bujar Pulaj – 182 vota
-
Gani Gërmizaj – 159 vota
-
Bejtullah Ibrahimi – 146 vota
AAK
-
Besnik Krasniqi – 2,892 vota
-
Agim Muqaj – 286 vota
-
Bekim Nerjovaj – 267 vota
-
Dreni Kastrati – 249 vota
-
Nazife Kokollari – 235 vota
-
Arben Kyçyku – 150 vota
-
Genc Dulaj – 150 vota
-
Vjollca Nikollbibaj Kuzhnini – 139 vota
-
Flutra Ramadani – 102 vota
-
Ekuran Krasniqi – 98 vota
Me përpunimin e pothuajse të gjitha vendvotimeve, situata në Prizren tregon një balotazh të sigurt mes PDK-së dhe VV-së për kryetar, ndërsa në garën për asamble pritet që PDK të sigurojë numrin më të madh të ulëseve..
Rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përfundimit të plotë të numërimit dhe përfshirjes së votave me kusht, me postë dhe të nevojave të veçanta./lajmi.net/