Balluku dhe Spiropali largohen nga Qeveria – Edi Rama kryen 7 ndryshime në ekzekutiv

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Grupit të Partisë Socialiste ka kryer 7 ndryshime në qeveri. Ndër ndryshimet e bërë është emërimi i ministres Albana Koçiu si zv.kryeministre pas shkarkimit të Belinda Ballukut. Enea Karakaçi u emërua Ministër i Infrastrukturës duke marrë postin tjetër të Ballukut. Në këtë ristrukturim: Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.…

Lajme

26/02/2026 20:19

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Grupit të Partisë Socialiste ka kryer 7 ndryshime në qeveri.

Ndër ndryshimet e bërë është emërimi i ministres Albana Koçiu si zv.kryeministre pas shkarkimit të Belinda Ballukut.

Enea Karakaçi u emërua Ministër i Infrastrukturës duke marrë postin tjetër të Ballukut.

Në këtë ristrukturim:

  1. Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
  2. Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
  3. Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
  4. Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
  5. Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
  6. Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
  7. Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.