Ballkani zyrtarizon ‘goditjen’ e madhe, Marsel Ismajlgeci
Marsel Ismajlgeci është lojtari më i ri i Ballkanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, me anë të një postimi, transmeton lajmi.net. Anësori i majtë ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit…
Sport
Marsel Ismajlgeci është lojtari më i ri i Ballkanit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, me anë të një postimi, transmeton lajmi.net.
Anësori i majtë ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit
“Të dashur tifozë,
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion.
Anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit.
23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit”, thuhet në njoftimin e klubit