Ballkani mori një fitore të rëndësishme ndaj Drenicës
Ballkani arriti fitore ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.

Sport
Ballkani mposhtën Drenicën me rezultat 2:0. Ekipi nga Suhareka morë pikët e plota dhe shumë të rëndësishme në këtë xhiro.
Ishte një ndeshje me raste nga të dy ekipet, por më efikas u treguan Ballkani.
Pas disa rasteve gjatë pjesës së parë, në minutën e 40` të ndeshjes, realizoi Blend Baftiu për të zhbllokuar lojën.
Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale 1:0, të ekipit të Suharekës ndaj Drenicës.
Edhe në pjesën e dytë liderët aktual ishin më të mirë, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 59` të ndeshjes Lumbardh Dellova shënoi, për t`ia dhuruar epërsinë e dyfishtë ekipit të tij.
Drenica patën rastet e tyre por që nuk arritën të shënonin.
Pas kësaj fitore Ballkani e përforcon edhe më shumë vendin e parë me 54 pikë, ndërsa Drenica në vendin e shtatë me 32 pikë./Lajmi.net/