Ballack: Kalimi i Werner te Chelsea do të ishte përfitim për të dyja palët

Timo Werner vazhdon të lidhet me kalimin te Chelsea.

Sport

07/06/2020 08:48

Ylli i kombëtares së Gjermanisë, Timo Werner, raportohet të ketë arritur marrëveshje pesë vjeçare me skuadrën e Chelsea.

Sipas medieve britanike e atyre gjermane, londinezët do të paguajnë 60 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Lidhur me këto ka komentuar edhe Michael Ballack, i cili e sheh këtë një lëvizje të mirë si për skuadrën, ashtu edhe për lojtarin.

“Mendoj se është vendim i mirë për të dyja palët. Për Timo, sepse ai përshtatet aty, pasi mënyra se si luan Chelsea i përshtatet atij”, ka thënë Ballack, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se te Chelsea ai vendos për një klub ku ka më shumë mundësi për minuta, gjë që është e rëndësishme për të”, shtoi gjermani.

“Skuadra do të rinovohet, do të jetë më e fortë dhe shumë para do të shpenzohen për të parë Chelsea sërish në krye. Një skuadër e re dhe e mirë po ndërtohet aty. Kjo është premtuese”, ishin fjalët e Ballack.

Ballack, njësoj si Werner ka luajtur me kombëtaren e Gjermanisë. Në fundin e karrierës, ish mesfushori luante me Chelsea. /Lajmi.net/