Balla: Sa herë që Kosova ka një festë, Berisha krijon kaos në Kuvend

Pas kaosit dhe tensioneve të shkaktuara në seancën plenare nga deputetët e Partisë Demokratike, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të punimeve të Kuvendit. Në një deklarim për media jashtë objektit të Kuvendit të Shqipërisë, Balla tha se situata e krijuar në seancë lidhet, sipas…

Lajme

18/12/2025 12:51

Pas kaosit dhe tensioneve të shkaktuara në seancën plenare nga deputetët e Partisë Demokratike, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të punimeve të Kuvendit.

Në një deklarim për media jashtë objektit të Kuvendit të Shqipërisë, Balla tha se situata e krijuar në seancë lidhet, sipas tij, me zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht me heqjen e një pjese të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian, raporton lajmi.net

Ai akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, se sa herë që Kosova shënon një zhvillim pozitiv, në Shqipëri shkaktohet kaos politik.

“Duket qartë që protestat nuk kanë frymë, nuk kanë pjesëmarrje duhet t’ia vëmë zjarrin parlamentit që të na vinë njerëzit në protestë. Shqiptarët e dinë fare mirë kush udhëheq dhe jep urdhrat për të gjitha këto imazhe që i bëjnë ëmë Shqipërisë. Sulmuan avokatin e ri të popullit. U munduan ta pengojnë që të bëjnë betimin edhe pse vet e kanë propozuar. Megjithatë, populli shqiptar ka një shprehje të bukur ‘qentë le të lehin karvani le të ecën përpara’. Karvani i Shqipërisë evropiane ecën përpara. Dua t përgëzoj vendimin e BE-së për të hequr një pjesë të masave të sanksioneve ndaj Kosovës dhe ky është lajmi më i mirë i gjithë shqiptarëve. Sa herë që Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri dhe dëm në Shqipëri. Dhe dëmi i mazhit të sotëm lidhet me gëzimin e djeshëm për Kosovën”, tha Balla./Lajmi.net/