Bale frikëson Realin

Gareth Bale është larg nga forma e tij më të mirë dhe kjo është duke e frikësuar Real Madridin dhe tifozët nga Santiago Bernabeu.

Sport

04/03/2015 17:21

Gareth Bale nuk është në formën e tij më të mirë. E kur ndodh kjo, atëherë reparti sulmues i Real Madridit nuk është në fuqinë e plotë.

Ylli uellsian ka realizuar golin e fundit në fitoren ndaj Cordobas më 24 janar, dhe atë nga penalltia.

Andaj, periudha e gjatë pa gol ka bërë që stafi teknik i Los Blancos të jetë i brengosur me nivelin e zbehtë të paraqitjeve të tij.

Po ashtu, edhe tifozët shpresojnë që Bale sa më parë të gjejë rrugën e golit, duke i lënë pas vetes akuzat se është vetjak dhe se nuk bashkëpunon sa duhet me bashkëlojtarët.