Bale dëshiron kalimin te Man Utd

Superylli i Real Madridit, Gareth Bale raportohet se ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij te skuadra angleze, Manchester United.

Sport

22/12/2014 09:41

Mediat angleze shkruajnë se uellsiani ka pranuar kalimin te Djajtë e Kuq gjatë verës dhe transferimi i tij mund të kushtojë diku rreth 80 milionë funte.

Megjithatë, ende mungon një konfirmim zyrtar dhe nuk dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e ish anëtarit të Tottenham.

E vetmja gjë e cila kuptohet është se Manchester United është gati të shpenzoj para të majme për shërbimet e Bales, të cilin është duke e ndjekur tashmë e një kohë të gjatë.