Bale: Çfarë emocioni më solli La Decima

Gareth Bale thotë se Liga e Kampionëve ia solli një emocion të veçantë, e veçanërisht për faktin se atë e fitoi me Real Madridin. Ylli uellsian shton se iu realizuar ëndrra fëmijërore.

Sport

27/05/2014 22:01

Në mikrofonin e Uefa.com, Gareth Bale ka folur për trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve, të cilin e fitoi Real Madridi të shtunën që shkoi, pas fitores 4:1 ndaj Atletico Madridit, në finalen e Lisbonës.

“Triumfi në Champions ishte një sensacion fantastik. Ishte një ndeshje e ekuilibruar. Për ne ishte e vështirë, por kemi demonstruar karakter”, deklaroi ylli uellsian.

“Kam ardhur këtu për të zhvilluar ndeshje të mëdha dhe për të fituar tituj. Nuk ka asgjë më mirë se ta fitosh Ligën e Kampionëve dhe kur tash sezoni ka përfunduar, mund të festojmë”, vazhdoi ish futbollisti i Tottehamit.

“Është një ëndërr që u bë realitet, e ëndërroja që kur isha i vogël dhe me Real Madridin, kjo është edhe më speciale. është diçka që do të mbetet në histori”, përfundoi Bale.