Balaj i lumtur me golin dhe fitoren (VIDEO)
Bekim Balaj ka realizuar gol në fitoren e Rijekës ndaj Hajduk Splitit me rezultat 3 me 0.

Sport
Balaj është shprehur i lumtur me golin e shënuar dhe me fitoren e ekipit të tij, e cila ua mundësoi atyre kalimin në krye të tabelës.
“Ishte një muaj i vështirë pasi kishim disa ndeshje shumë të vështira. Luajtëm kundër vendit të parë, por me ndihmën e tifozëve fituam dhe morëm vendin e parë”, ka thënë Balaj.
“Sigurisht që jam i lumtur për golin që shënova, por më e rëndësishmja ishte fitorja që na qon në krye të tabelës, të gjithë jemi të lumtur”, është shprehur Balaj.
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka realizuar shtatë gola deri më tani në këtë edicion.
