Balaj i guximshëm, paralajmëron kështu De Biasin

Sulmuesi i Kombëtares Bekim Balaj ende pret vendimin e trajnerit Gianni De Biazi për të bërë debutimin e tij në “Euro 2016”.

Sport

17/06/2016 19:14

Shkodrani ishte pranë futjes në fushë si zëvendësues në ndeshjen ndaj Francës, por dëmtimi i Ajetit duket se prishi planet e trajnerit.

“Të them të drejtën që në momentin që kemi ardhur këtu kam qenë në dispozicion të skuadrës për të dhënë maksimumin tim, gjithsesi është trajneri ai që vendos. Në ndeshjen ndaj Francës mund të isha aktivizuar në minutat e fundit por dëmtimi i Ajetit prishi planet e trajnerit. Megjithatë unë po përgatitem makismalisht dhe shpresoj që ndaj Rumanisë të vijë momenti tim”, ka thënë ai.

“As që mund ta mendoj se mund ta mbyll Evropianin pa luajtur fare. Kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur dhe shpresoj të bëj debutimin tim”, shtoi Balaj.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.