Bajrush Xhemajli pranon fajësinë për aksidentin
Nesër do të shpallet aktgjykimi kundër Bajrush Xhemajlit, për vepër penale të rrezikimit të trafikut publik. Seanca është caktuar për të enjten, pasi Xhemajli ka pranuar fajësinë sot në Gjykatë.

Lajme
Ish kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli, i ka shprehur ngushëllime familjes së Labinot Rrustemit, i cili kishte vdekur në aksident dhe të lënduarve të tjerë.
“I shpreh ngushëllime dhe i kërkoj falje familjes së Labinotit. U kërkoj falje të aksidentuarve tjerë”, ka thënë Xhemajli sot në gjykatë, raporton koha.net.
Xhemajli e ka pranuar fajësinë pasi super ekspertiza për aksidentin që ishte imponuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka konstatuar rrethana dhe shkaqe të njëjta të aksidentit.
Avokati i Xhemajlit, Tahir Rrecaj ka kërkuar dënim me kusht apo nën minimum. Familja Rrustemi ka kërkuar dënimin e Xhemajlit për vdekjen e djalit të tyre. Aktgjykimi pritet të shpallet nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë.