Bajrami: ZRrE paska dal me thirrje skandaloze për bizneset, ende s’ju kanë ardhur faturat për muajin qershor
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj një thirrjeje të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila u ka kërkuar bizneseve të lidhin kontrata me operatorë privatë të furnizimit me energji elektrike. Bajrami e ka quajtur këtë thirrje “skandaloze dhe pa asnjë fije përgjegjësie”, në kohën kur sipas saj,…

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj një thirrjeje të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila u ka kërkuar bizneseve të lidhin kontrata me operatorë privatë të furnizimit me energji elektrike.
Bajrami e ka quajtur këtë thirrje “skandaloze dhe pa asnjë fije përgjegjësie”, në kohën kur sipas saj, ende nuk janë lëshuar faturat për muajin qershor nga KEK-u, që shërben si furnizues i mundësisë së fundit.
“Si mund t’u bëni thirrje bizneseve të lidhin kontrata me operatorë privatë, kur vetë KEK-u nuk i ka faturuar ato për muajin qershor? A keni ndonjë përgjegjësi për këtë?”, ka pyetur Bajrami, duke kritikuar edhe udhëzuesin e ZRRE-së për faturimin, transmeton lajmi.net
Ajo ka theksuar se pas daljes së bizneseve në tregun e lirë më 1 qershor, importi i energjisë është rritur tetë herë, ndërkohë që bizneset nuk e dinë ende se sa do të jenë faturat për muajin qershor dhe korrik. Sipas saj, kjo paqartësi po rrezikon operimin e shumë bizneseve dhe rrezikon mijëra vende pune.
“Ju po injoroni realitetin e bizneseve. Fatura e qershorit dhe ofertat nga operatorët privatë janë vendimtare për ekzistencën e tyre. Me thirrje absurde si kjo, po i shtyni drejt mbylljes,” ka paralajmëruar deputetja e LDK-së.
Bajrami ka ngritur edhe shqetësimin se çfarë do të ndodhë pas datës 1 gusht me bizneset që nuk kanë arritur të lidhin kontrata:
-
Do t’i lini pa rrymë?
-
Do t’i mbyllni?
-
Do t’i lini mbi 100 mijë punëtorë në rrugë? – ka pyetur ajo.
Deputetja ka vënë në dyshim edhe pretendimet e ZRRE-së për mbështetjen nga Gjykata, duke theksuar se janë të shumta vendimet e Gjykatës Komerciale që, sipas saj, kanë qenë në favor të bizneseve dhe jo të Rregullatorit.
Në fund, ajo ka bërë thirrje publike për hetim nga Prokuroria, duke kërkuar zbardhjen e të gjithë zinxhirit vendimmarrës në sektorin e energjisë.
“Nuk mund ta sakrifikojmë krejt shtetin për fitimet e tregtarëve të energjisë dhe lidhjeve të tyre me pushtetarë,” ka përfunduar Bajrami.
Postimi i plotë: