Bajrami: VV po e bllokon situatën-ka edhe 19 parti tjera për koalicion dhe 47 deputetët të tjerë që mund t’i propozojë për kryekuvendar
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami është deklaruar para mediave pas dështimit të 15-të me radhë për konstituimin e kuvendit. Bajrami deklaroi se janë bërë pa dashje pjesë e një seriali të padëshirueshëm politik në Kosovë. “Herën e kaluar nuk u prononcova për shkak se s’po kemi çka me thanë. Është e 15-ta…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami është deklaruar para mediave pas dështimit të 15-të me radhë për konstituimin e kuvendit.
Bajrami deklaroi se janë bërë pa dashje pjesë e një seriali të padëshirueshëm politik në Kosovë.
“Herën e kaluar nuk u prononcova për shkak se s’po kemi çka me thanë. Është e 15-ta herë më vjen keq që pa dashjen tonë jemi bërë aktorë të serialit më të padëshirueshëm politik në Kosovë. Nuk kemi propozim tjetër si LDK, sepse siç duket situata politike në Kosovë s’ka alternativë tjetër për të dalë nga kjo situatë, për arsyen e thjeshtë që as Vetëvendosje dhe koalicioni si kanë votat dhe ne kemi pranuar me sinqeritet që as partitë e deridjeshme nuk i kanë numrat”, deklaroi Bajrami, shkruan lajmi.net.
Ajo tha se për të ecur përpara është alternativa që LDK e ka vendosur në tavolinë.
“Shpresojmë që partitë politike të jenë prezentë në takim me presidenten dhe nëse janë kundër propozimit tonë, le të propozojnë ata.V V i ka edhe 13 parti të tjera që s’u ka bërë ofertë siç i ka bërë LDK-së, kurse sa i përket kandidatit kanë edhe 47 deputetë të tjerë që mund të ndryshojnë. Besoj se sikur të kishin pasur interes të zhbllokojnë situatën e kishin zhbllokuar tashmë. Ka parti të tjera që s’kanë vota për Haxhiun, por për kandidatë të tjerë. Ata janë shkaktar të bllokadës, ju ka munguar dhe ju mungon vullneti”./Lajmi.net/