Bajrami publikon infografikonin e INPO-s për kontratat pa publikimin nga qeveria

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka publikuar një grafikon të INPO-s, për kontratat njëburimore. Bajrami tha se INPO vetë e ka dërguar email-in për kontratat gjithë deputetëve të Kuvendit. INPO thotë se brenda 3 muajve janë nënshkruar 108 kontrata përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, vlera e të cilave është mbi…

Lajme

18/04/2024 17:50

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka publikuar një grafikon të INPO-s, për kontratat njëburimore.

Bajrami tha se INPO vetë e ka dërguar email-in për kontratat gjithë deputetëve të Kuvendit.

INPO thotë se brenda 3 muajve janë nënshkruar 108 kontrata përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, vlera e të cilave është mbi 30 milionë euro.

Postimi i plotë:

Le t’i pyet Kurti qytetarët si ndihen për kontratat sekrete e Prokuroria Speciale të veprojë urgjentisht

Vetëm për tre muaj nga 1 janar 2024 deri më 31 mars 2024 janë nënshkruar edhe 108 kontrata përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, vlera e të cilave është mbi 30 milionë euro.

Sot Iniciativa për progres INPO, ka dërguar e-mail dhe analizë te të gjithë deputetët e Kuvendit, me të dhënat si më lart.

Para disa jave ishim ne Lidhja Demkratike e Kosovës që publikuam të dhënat per mbi 781 kontrata në vlerë prej 209 milionë euro – kontrata sekrete. Patëm edhe debat në Kuvend ku u kërkua që të themelohet edhe Komision Hetimor Parlamentar për këto kontrata, të cilin e bllokojë LVV-ja. Dhe po shihet se ata s’kanë dashur të hetohen në mënyrë që korrupsioni të vazhdojë. Tani, vetëm për 3 muaj kemi edhe 108 kontrata në vlerë prej 30 milionë Euro.

I bëj thirrje Prokurorisë Speciale që këtë fenomen ta trajtojë urgjentisht dhe ta ndalojë abuzimin me paranë publike.

Kurti le t’i pyet qytetarët se si ndihen ata kur shohin faktet se ministrat e Kurtit i kanë ndarë plot 240 milionë euro me shokë e dashamirë duke shkelë rëndë Ligjin e Prokurimit Publik.

Nënshkrimi i 781 kontratave përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, vlera e të cilave kapë shumën mbi 209 milionë euro dhe tash nënshkrmi i 108 kontrata tjera po ashtu përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, vlera e të cilava kapë shumën mbi 30 milionë euro përbën:

  1. Abuzim me paranë publike
  2. Keqpërdorim të pozitës zyretare dhe
  3. Deformim të konkurrencës së lirë në treg

Të trija këto vepra janë vepra të rënda korruptive për të cilat aketrët e përfshirë duhet të mbahën përgjegjës.

Për më shumë informata, shihni infografikën e përgatitur nga INPO.