Bajrami thotë se edhe Kurti edhe Konjufca po gënjejnë se buxhetin e morën me 2.3 miliardë euro dhe e rritën në 4
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se edhe kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti edhe kandidati për deputet i kësaj partie, Glauk Konjufca po gënjejnë për buxhetin. Për deklaratën e tyre se e kanë marrë buxhetin 2.3 miliardë euro dhe e kanë rritur në 4 miliardë euro, Bajrami ka thënë se…
Lajme
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se edhe kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti edhe kandidati për deputet i kësaj partie, Glauk Konjufca po gënjejnë për buxhetin.
Për deklaratën e tyre se e kanë marrë buxhetin 2.3 miliardë euro dhe e kanë rritur në 4 miliardë euro, Bajrami ka thënë se është “absolutisht e pavërtetë”.
“4 miliardë euro janë projeksion për vitin 2026, ndërsa realizimi i buxhetit në vitin 2024 ka qenë 3.2 miliardë euro, e këtë vit deri më 30 nëntor realizimi i buxhetit është 2.854 miliardë euro. Pra, gënjeshtra e Kurtit për buxhetin peshon hiç më pak se 800 milionë euro, pak a shumë e njëjtë me koston e importit të energjisë elektrike që ka ndodhur në mandatin e tyre. Në ditët në vazhdim shihemi me shpalosje të programit qeverisës të LDK-së”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: