Bajrami sfidon LVV-në: Votoni komisionin hetimor, ne do ju ndihmojmë se si Kusari-Lila ka shitur KEK-un

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hikmete Bajrami ka sfiduar në një postim në “Facebook” Lëvizjen Vetëvendosje për disa kontrata që Qeveria aktuale ka bërë. Bajrami ka thënë tutje se këto kontrata janë të dyshimta dhe përbëjnë aferë serioze korruptive. Ndër të tjera ajo ka bërë thirrje se duhet votuar në mënyrë…

Lajme

29/03/2024 14:11

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hikmete Bajrami ka sfiduar në një postim në “Facebook” Lëvizjen Vetëvendosje për disa kontrata që Qeveria aktuale ka bërë.

Bajrami ka thënë tutje se këto kontrata janë të dyshimta dhe përbëjnë aferë serioze korruptive.

Ndër të tjera ajo ka bërë thirrje se duhet votuar në mënyrë urgjente komisioni hetimor parlamentar.

Reagimi i plotë:

Tregoni dikush Zogianit se sot derisa ai e ka postu tekstin që ja kanë dërgu nga qendra e LVV-së, KEK-u ka nënshkru edhe dy kontrata sekrete, njëra prej tyre është kontrata e 14-të me radhë me të njëjtën kompani, për sigurim fizik, 13 i ka pasë të negociume në vlerë prej 5.6 milionë euro, sot është nënshkru kontrata e 14 në vlerë prej 453,122.72 euro (sigurim fizik vetëm për 2 muaj), sipas njoftimit të KRPP-së, të publikur sot në webfaqen e tyre, shih linkun poshtë.

E derisa dje ne kishim tri orë debat parlamentar, ministrja Rizvanolli që është përgjegjëse për ndërmarrjet publike nuk e nxori asnjë fjalë nga goja edhe pse disa herë u pyet nga deputetët për 112 kontrata sekrete të KEK-ut dhe 102 milionë të shpenzuara, LVV sot paska vendosë që përmes Avni Zogianit të me pyes mua e ish Kryeministrin Hoti, jo për ministritë me të cilat ne kemi udhëhequr, por për ministrinë që ka udhëhequr Blerand Stavileci. Edhe njëherë dje ministrja Rizvanolli përgjegjëse për KEK-un ansnjë fjalë se ka thënë për 112 kontratat e KEK-ut në vlerë prej 102 milionë eurove dhe siç po e shifni kontratat sekrete po vazhdojnë.

Ju bëj thirrje ta votoni komisionin hetimor parlamentar, për kontratat 2021-2023. LVV le të bëj kërkesë për komision hetimor për vitet 2015-2017, nëse dojnë edhe për me herët kthehemi prej kohës kur shefja e grupit parlamentar të LVV e pat shitë distribucionin e KEK-ut për 26.3 milionë euro dhe unë ju premtoj se Grupi Parlamentar i LDK-së do t’i votoj të gjitha komisionet. /Lajmi.net/