Bajrami reagon për vdekjen e 27 vjeçarit në Lipjan: Hetimi të zhvillohet pa vonesë, duhet të ketë edhe përgjegjësi politike

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar në lidhje me rastin e fundit në Lipjan, ku i riu 27 vjeçar Agon Zejnullahu ka ndërruar jetë në duar të policëve. Bajrami në lidhje me këtë rast ka kërkuar hetim pa vonesë dhe ndriçim të të gjitha pistave të mundshme, shkruan lajmi.net. “Prokuroria dhe Inspektorati Policor duhet…

Lajme

08/07/2025 19:51

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar në lidhje me rastin e fundit në Lipjan, ku i riu 27 vjeçar Agon Zejnullahu ka ndërruar jetë në duar të policëve.

Bajrami në lidhje me këtë rast ka kërkuar hetim pa vonesë dhe ndriçim të të gjitha pistave të mundshme, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria dhe Inspektorati Policor duhet ta hetojnë plotësisht këtë rast, të ndriçojnë të gjitha rrethanat dhe pistat e mundshme, dhe të ndriqoj deri në detaje rastin e vdekjes së 27-vjeçarit. Është thelbësore që hetimi të zhvillohet pa asnjë vonesë. Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, duhet të garantojnë zbatimin e standardeve profesionale dhe respektimin e ligjit në çdo rast të ndalimit apo trajtimit të qytetarëve”, ka thënë Bajrami.
Ajo gjithashtu ka kërkuar edhe përgjegjësi politike.
“Përveç përgjegjësisë individuale, duhet të ketë edhe përgjegjësi politike, deri te deputeti Kurti, i cili vazhdon të mbajë pozitën e kryeministrit në kundërshtim me ligjin. Ne kemi përkrahur dhe do të përkrahim kërkesat e ligjshme të Policisë së Kosovës për kushte më të mira pune dhe mbështetje institucionale, por njëkohësisht do të kërkojmë llogari dhe zbatim të ligjit!”, ka thënë Bajrami. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: