Bajrami me thirrje: Mos i votoni më kurrë ata që mashtrojnë, por ata që e meritojnë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar qeverinë aktuale për mashtrime gjatë mandatit të saj katërvjeçar. Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami ka renditur dështimet e qeverisë për të përmbushur një sërë premtmesh. Ajo ka theksuar se qytetarët janë…
Lajme
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e akuzuar qeverinë aktuale për mashtrime gjatë mandatit të saj katërvjeçar.
Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami ka renditur dështimet e qeverisë për të përmbushur një sërë premtmesh.
Ajo ka theksuar se qytetarët janë mashtruar, duke përmendur: ndërtimin e 160 çerdheve, 4000 banesave, rrugët kryesore si Prizren-Tetovë, Kijevë-Zahaq, dhe Prishtinë-Mitrovicë, si dhe premtime për energji dhe produkte ushqimore më të lira.