Bajrami, Kurtit: Mjaftë me manipulime, keni pak konsideratë për ata që gabuan e ju besuan me 14 shkurt të vitit 2021

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka akuzuar kryeministrin dhe Qeverinë Kurti për manipulim. Ajo ka thënë se kjo Qeveri po i sheh qytetarët si analfabet funksional. “Kanë thënë se raporti eksport import kur e ka marrë mandatin ka qenë 1:9 dhe sot është 1:6. Asnjëra nuk është e vërtetë, sepse…

Lajme

28/03/2024 11:48

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka akuzuar kryeministrin dhe Qeverinë Kurti për manipulim.

Ajo ka thënë se kjo Qeveri po i sheh qytetarët si analfabet funksional.

“Kanë thënë se raporti eksport import kur e ka marrë mandatin ka qenë 1:9 dhe sot është 1:6. Asnjëra nuk është e vërtetë, sepse sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2020 Kosova ka eksportuar 439 milionë euro dhe ka importuar 3,271 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import për 2020 është 1:7 derisa në vitin 2023 Kosova ka eksportuar 820 milionë euro dhe ka importuar 5,8 miliardë euro, rrjedhimisht raporti eksport-import prapë është 1:7. Nëse flasim në terma nominale deficiti tregtar në vitin 2020 ka qenë 2.8 miliardë euro ndërsa në vitin 2023 ka qenë 5 miliardë euro, më i larti në historinë e Kosovës”, ka shkruar Bajrami në Facebook. 
Ajo ka thënë se asnjë nga pikat më poshtë nuk është e vërtetë dhe ju sfidoj për përballje për secilën pikë.
Albin, a po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda?!”, ka shkruar Bajrami. 
Postimi i plotë: