Bajrami: Kur kapet ZRrE-ja, çmimi i rrymës varet nga koha e zgjedhjeve
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Zyrën e Rregullatorit të Energjisë pas vendimit që tarifat e reja për energjinë të hyjnë në fuqi nga 1 maji. Ajo ka thënë se kjo është bërë që të jetë sa më afër kohës së zgjedhjeve. Bajrami ka thënë se nëse ka zgjedhje ka mundësi…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Zyrën e Rregullatorit të Energjisë pas vendimit që tarifat e reja për energjinë të hyjnë në fuqi nga 1 maji.
Ajo ka thënë se kjo është bërë që të jetë sa më afër kohës së zgjedhjeve.
Bajrami ka thënë se nëse ka zgjedhje ka mundësi që qeveria të subvencionojë pjesën më të madhe nga buxheti me paratë e qytetarëve.
“ZRRE e shtyu vendimin për tarifat e reja deri më 1 Maj 2026. Edhe pse tarifat aktuale mbeten të njëjta për momentin, realiteti nuk ndryshon: në vitin 2025 kemi importuar rreth 259 milionë euro energji elektrike. Këtë kosto kemi me pagu ne, nëse jo tani sigurt me vonë. Ndryshon vetëm mënyra se si kemi me pagu: -Nëse ka zgjedhje afër, ka mundësi që qeveria të subvencionojë pjesën më të madhe nga buxheti (me paratë tona).-Nëse nuk ka zgjedhje, çmimi i ngritur kalon drejtpërdrejt te faturat tona nga 1 Maji.Si në njërin rast, ashtu edhe në tjetrën, jemi ne ata që paguajmë në fund, sepse qeveria nuk krijon para, vetëm i merr taksat dhe kontributet e gjithsecilit, e pastaj i shpërndan sipas interesit politik/elektoral, siç ka ba që 6 vjet”, ka shkruar Bajrami.