Bajrami i reagon Muratit: Shifrat po ju sfidojnë më shumë se mediet e opozita

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se raporti i fundit i Bankës Botërore është keqcituar nga disa media duke pretenduar se raporti po demanton shifrat e Qeverisë. Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se pushtetarët janë “të vetmit që po keqinterpretojnë…

Lajme

20/10/2024 15:06

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se raporti i fundit i Bankës Botërore është keqcituar nga disa media duke pretenduar se raporti po demanton shifrat e Qeverisë.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se pushtetarët janë “të vetmit që po keqinterpretojnë e manipulojnë”.

Postimi i plotë:

Nuk ka asnjë keqintrepretim të raportit të Bankës Botërore as nga opozita as nga ”mediet e afërta me opozitën”, është thënë fjalë për fjalë ajo çka thotë raporti i Bankës Botërore: ”vetëm 37% e popullsisë në moshë punë në Kosovë punojnë” dhe sipas këtij indikatori jemi më se keqi në rajon.

Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në fund të vitit 2023 kemi pasë 440 448 gra dhe 237 123 burra jashtë tregut të punës të grup moshës 15 deri 64 vjet.

Të vetmit që po keqintrepretoni e po manipuloni me shifra jeni Ju, askush tjetër, se shifrat po ju sfidojnë me shumë se mediet e opozita. Ju jeni peng i mashtrimeve e premtimeve të juja.