Bajrami: Çka janë këto lojëra me qytetarët e atyre që ju votuan me 51%?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar në seancën e sotme. Bajrami deklaroi se jemi pranë zgjedhjeve të reja. “Sot kjo seancë është thirurr me bë shpërqendrim të vëmendjes dhe është thirrur ng ata që para disa javëve I morën 51% të votave për të adresuar çështjen e bujqeve që s’kanë marrë ende fondet e…

Lajme

05/03/2026 21:16

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami është deklaruar në seancën e sotme.

Bajrami deklaroi se jemi pranë zgjedhjeve të reja.

“Sot kjo seancë është thirurr me bë shpërqendrim të vëmendjes dhe është thirrur ng ata që para disa javëve I morën 51% të votave për të adresuar çështjen e bujqeve që s’kanë marrë ende fondet e kaluara e qytetarët po preken ende nga inflacioni e thonë se inflacionin e rregullon Mimoza me një vendim për çmimet e naftës. E këta sot na sjellin amandamente kushtetuese e i ofendojnë pacientët që janë në spitale e dergjen pa barërat esenciale. Janë kundër qytetarëve që sot i kanë syt kah Gjermania dhe i thonë atyre se e ardhmja”,deklaroi Bajrami, transmeton lajmi.net.

Pas kësaj derisa kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu dy herë radhazi i thatë të kthehet në temë, Bajrami tha se në temë është.

Kësisoj, Haxhiu kërkoi nga regjia t’ia ndërpres fjalën.

Pas kësaj Bajramit iu ndërpreh fjala në foltore.

“Në rendit të ditës sa herë flasim për qytetarët jemi në rend të ditës, e sot s’ka më të rëndësishme që mos me i çu qytetarët përsëri në zgjedhje e në zgjedhje po i çoni ju. Keni sjellur amandamente që kurrsesi nuk e anulojnë vendimin që vendi të shkojë në zgjedhje.E sot ish dashtë me i dhënë president vendit. Çka janë këto lojëra me qytetarët e atyre që ju votuan me 51%”.

Pas kësaj Bajramit iu ndërpre fjala./Lajmi.net/