Bajrami: Buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave dhe as rritjen e pensioneve
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është shprehur se buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave dhe as rritje pensionesh. Deputetja e LDK-së, kritikoi Qeverinë Kurti për propozimin e buxhetit “më të madh” në histori, siç ka shkruar ajo, si dhe për mosmenaxhim të mirë, shkruan lajmi.net. “Kur Kosova po përballet…
Lajme
Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është shprehur se buxheti për vitin 2023 nuk e parasheh zbatimin e Ligjit të pagave dhe as rritje pensionesh.
Deputetja e LDK-së, kritikoi Qeverinë Kurti për propozimin e buxhetit “më të madh” në histori, siç ka shkruar ajo, si dhe për mosmenaxhim të mirë, shkruan lajmi.net.
“Kur Kosova po përballet me inflacion, Qeveria e Kosovës ka propozuar ”buxhetin më të madh në histori”, ku nuk përfshinë rritje të pensioneve. Nuk ka paraparë as kosto për zbatimin e Ligjit të pagave. Pra, nuk ka paraparë rritje pagash, nuk ka paraparë as indeksim të pensioneve dhe pagave për normën e inflacionit. Inflacioni është 12.7 për qind. Për shportën bazë të konsumatorit rritja ka kalu 50 për qindëshin. Më së shumti nga inflacioni po preken familjet pa të ardhura dhe ato me të ardhura të ulëta.”, shkruan Bajrami në Facebook.
Bajrami, është shprehur se partia në pushtet dhe komplet Qeveria janë kurthuar në temën e targave si dhe kanë shndërruar dialogun me Serbinë në temë qendrore.
Tutje, deputetja shtoi se Qeveria s’ka asnjë zgjidhje për ekonomi, për arsim dhe as zgjidhje as për shëndetësi./Lajmi.net/