Bajrami: As Kurti, as Nagavci s’kanë meritë për programin Master për Energjetikë, pse s’po folë Albin për skandalet me rrymë?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që në profilin e tij në fb mori meritat për akreditimin e programit Master në Energjetikë. Bajrami në postimin e saj shkroi se as Kurti e as Arbërie Nagavci nuk kanë meritë për këtë, transmeton lajmi.net Tutje, deputetja e LDK-së e pyeti…

Lajme

24/05/2025 21:58

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që në profilin e tij në fb mori meritat për akreditimin e programit Master në Energjetikë.

Bajrami në postimin e saj shkroi se as Kurti e as Arbërie Nagavci nuk kanë meritë për këtë, transmeton lajmi.net

Tutje, deputetja e LDK-së e pyeti kryeministrin pse nuk po flet për skandalet në sektorin e energjetikës.

“Ti je përgjegjës për gjendje dhe skandalet në sektorin e energjisë”, shkroi ndër të tjera Bajrami.

Postimi i plotë:

Ani ”Program master për Energjetikë”
Lej more punët e të tjerëve, se as ti as Nagavci asnjë meritë aty nuk e keni. Këtë e them me përgjegjësi të plotë se jam pjesë e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës prej vitit 2004, disa herë kam marrë pjesë në akreditim të programeve të reja dhe të atyre ekzistuese.
Krejt programet e reja hartohen dhe mbrohen para ekspertave të akreditimit nga stafi akademik dhe asnjë një punë këtu as qeveria as MASHT-i nuk ka , asnjë të vetme.
Por, meqë qenka program për energjetikë, pse s’po folë për skandalet në këtë sektor Albin?
Ti je përgjegjës për gjendje dhe skandalet në sektorin e energjisë, sepse ish ministrja e ekonomisë, njerëzit që i keni qu në ZRRE dhe në KOSTT kanë leju dhe kanë ndihmu të lulëzoj mafia e energjetike.
Kur ju keni folë për Damir Fazlliqin e Vuk Hamoviqin, për besë ne tjerët as idenë se kemi pasë kush janë ata.
Merre lexoji të dhënat e publikuara te buletini ekonomik dhe përgjigju.
1.11 Euro është ble shërbimi i transportit për një MWh e na është shitë neve 798.32 Euro. Njëra prej kompanive përfituese ishte ETF sipas teje është e këtij Vuk Hamoviqit, ajo tjetra NOA, që ka hy në treg për herët të parë në qeverisjen tënde dhe sot është kompania e 8-të për nga qarkullimi në Kosova, mos harroj i ka dy punëtorë.
Të varfër apo të vjedhur?
Deklarohu Albin!/lajmi.net/