Bahtiri i “sulet” opozitës: Leni inatet, uluni për të zgjedhur presidentin

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka reaguar për situatën politike në Kosova, duke bërë thirrje për bashkim të partive politike për të zgjedhur presidentin dhe për të shmangur krizën institucionale. Në një postim publik, Bahtiri ka theksuar se “Kosova nuk është arenë e inateve, por kështjellë e lirisë” dhe se shteti nuk mund të mbetet…

Lajme

13/03/2026 20:50

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka reaguar për situatën politike në Kosova, duke bërë thirrje për bashkim të partive politike për të zgjedhur presidentin dhe për të shmangur krizën institucionale.

Në një postim publik, Bahtiri ka theksuar se “Kosova nuk është arenë e inateve, por kështjellë e lirisë” dhe se shteti nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve të ngushta politike, transmeton lajmi.net.

Ai ka nënvizuar rrezikun që paraqet moszgjidhja e situatës institucionale, duke theksuar se “zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, pasi nuk garantojnë formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.

Bahtiri ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe bashkim të liderëve të partive: “I lus të gjithë krerët e partive, pa dallim, që të ulen dhe të mos ngriten pa një zgjidhje për këtë situatë, sepse ky është amaneti i të parëve tanë: të bashkohemi për të mirën e vendit”.

Ai ka paralajmëruar se vetëm duke vepruar së bashku mund të shmanget përçarja dhe dobësimi i institucioneve, duke shtuar: “Të jemi bashkë, sepse vetëm armiku na do të ndarë e të përçarë, pa institucione dhe pa zgjidhje!”./lajmi.net/