Bad News Eagles e nis me fitore turneun e CS:GO në Australi

Ekipi shqiptar nga Kosova ka mposhtur ekipin VERTEX në ndeshjen e tyre të parë në turneun e CS:GO – ESL Challenger Melbourne. Turneu ESL Challenger Melbourne është duke u zhvilluar në qytetin Melburn të Australisë. Ndeshjen e parë Bad News Eagles e zhvilluan ndaj ekipit VERTEX në formatin ‘Bo1’, të cilën e fituan me rezultat…

Sport

28/04/2023 09:53

Ekipi shqiptar nga Kosova ka mposhtur ekipin VERTEX në ndeshjen e tyre të parë në turneun e CS:GO – ESL Challenger Melbourne.

Turneu ESL Challenger Melbourne është duke u zhvilluar në qytetin Melburn të Australisë.

Ndeshjen e parë Bad News Eagles e zhvilluan ndaj ekipit VERTEX në formatin ‘Bo1’, të cilën e fituan me rezultat 16-10 në mapin ‘Vertigo’.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte Flatron ‘juanflatroo’ Halimi me 31 eliminime dhe vlerësimin nga HLTV 1.71.

Ndeshjen e radhës ekipi shqiptar do ta zhvillojnë sot (e premte) duke filluar nga ora 11:00 ndaj fituesit të ndeshjes Rare Atom – Movistar Riders.