Baby Messi

Bacelona ka zbuluar Lionel Messin e ri. Mirëpo, kësaj radhe rrezikon të befasohet në garë për transferimin e tij nga rivali më i madh, Real Madrid. Dy gjigantët spanjollë ia kanë vënë sytë Claudio Gabriel Nancufilit, 8-vjeçarit argjentinas i cili konsiderohet si yll i së ardhmes. Për më tepër, ‘Claudito’ është shndërruar në yll të…

Sport

28/11/2013 14:40

Bacelona ka zbuluar Lionel Messin e ri. Mirëpo, kësaj radhe rrezikon të befasohet në garë për transferimin e tij nga rivali më i madh, Real Madrid.

Dy gjigantët spanjollë ia kanë vënë sytë Claudio Gabriel Nancufilit, 8-vjeçarit argjentinas i cili konsiderohet si yll i së ardhmes.

Për më tepër, ‘Claudito’ është shndërruar në yll të internetit me xhirimet ku ka shprehur talentin e tij të jashtëzakonshëm me topin. Teknikë, driblime dhe një e majtë ‘shpërthyese’. Njësoj sikurse Messi.

Sipas medieve argjentinase Barcelona dhe Real Madrid kanë filluar kontaktet për angazhimin e tij në shkollën e futbollit, mirëpo Los Blancos konsiderohen favorit për transferimin e tij.