“Babë i keq”, Rasim Selmanaj: Kurti e ka familjen në Norvegji, e në Kosovë i kërkon 500 mijë zemra me ua rrit fëmijët

Kandidati i AAK-së për deputet, Rasim Selmanaj, nuk ka kursyer fjalorin ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Selmanaj e ka cilësuar Kurtin të gërditshëm e injorant. Ai shtoi se propaganda ka filluar të venitet dhe se mashtrimi më i madh Kosovës i ka ndodhur me Albin Kurtin. “Injorant i gërditshëm, fëmijtë në Norvegji, madje edhe…

Lajme

31/01/2025 09:55

Kandidati i AAK-së për deputet, Rasim Selmanaj, nuk ka kursyer fjalorin ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Selmanaj e ka cilësuar Kurtin të gërditshëm e injorant.

Ai shtoi se propaganda ka filluar të venitet dhe se mashtrimi më i madh Kosovës i ka ndodhur me Albin Kurtin.

“Injorant i gërditshëm, fëmijtë në Norvegji, madje edhe zemra i rrah atje, e në Kosovë i kërkon 500 K zemra me ua rrit fëmijtë e Kosovës. Ky është babë vetëm i fëmijëve të tij, por babë i keq, shumë i keq sepse nuk e bjen vajzën e tij në Kosovë të rritet me babain e saj. Propaganta po venitet, i ka humbur shkëlqimi. Mashtrimi e dështimi i madh i ndodhi Kosovës me Albin Kurtin’’, ka shkruar Selmanaj.

“Kosova do ta ndëshkojë, më 9 shkurt mashtrimin dhe propagandën linquese e përqarëse” ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/