Baballarët e “420” – Si 5 adoleshent krijuan 50 vite më parë kodin që sot është bërë festë internacionale e kanabisit

Kodi i tyre për të tymosur kanabis u bë një festë për të gjithë konsumuesit e kanabisit për dekada!

Fun

22/04/2021 15:00

Shumë njerëz mund të kenë dëgjuar se termi “420” ka rrjedhur nga një kod policor që i referohet kanabisit, por në fakt nuk ka të bëjë fare me policinë, shkruan lajmi.net.

Krijuesit e këtij kodi ishin 5 adoleshent nga Kalifornia, që pak ditë më parë festuan 50 vjetorin e shpikjes së kodit.

Në vjeshtë të vitit 1971, David Reddix, Steve Capper, Larry Schwartz, Jeff Noel, dhe Mark Gravich, që e quanin vetën “the Waldos”, ishin studentë të shkollës së mesme San Radael në një lagje të vogël të San Francisko që e pëlqenin shumë të pinin kanabis së bashku.

Një student tjetër iu ofroi një hartë thesari që të gjenin një kopsht me kanabis të fshehur në pyll, dhe çfarë 5 adoleshentët nuk e dinin, ishte se kjo aventurë e vogël e tyre do të bënte që kodi i tyre 420 të bëhet term i njohur botërisht për kanabisin.

Grupi insistojnë që nuk ishin ca dështak që nuk bënin asgjë veçse të pinë kanabis. Ata ishin të motivuar, kreativ, aktiv, të vendosur, të vëmendshëm, inteligjent dhe të edukuar. Ishin aktiv në mësim dhe sporte.

Studenti që iu dha hartën, iu tregoi se i dashuri i motrës së tij e kishte mbjellë atë kopsht me kanabis, por kishte frikë se do të kapej dhe vendosi të heqë dorë, shkruan lajmi.net.

Pasi miku i tyre iu tha se mund të bëhet i tyre nëse duan, Waldos bënë plan që të takohen në 4:20 pasdite, që të shkojnë ta kërkojnë.

Grupi u takuan, dhe vozitën 45 minuta deri në pyll, për të nisur kërkimin. Ata nuk e gjetën kopshtin, me shumë gjasë sepse ishin tokë fare!

Por ata vendosën të vazhdojnë të kërkojnë. Kjo vazhdoi për javë të tëra, dhe ata do të ia kujtonin njëri tjetrit në korridoret e shkollës se në 4:20 do të takohen përsëri për të shkuar në kërkim.

Ata i thonin njëri tjetrit vetëm një fjalë: 420.

Waldos nuk e gjetën kurrë kopshtin, por ata e vazhduan kodin 420 sa herë donin të takoheshin të pinin kanabis.

Shprehja e tyre ishte e pa ditur nga njerëzit e tjerë si prindërit apo mësuesit, dhe kjo i mbrojti ata, shkruan lajmi.net.

Babai i Noel ishte një agjent në departamentin e drejtësisë në luftën kundër narkotikëve, dhe ai pa problemf are mund të thoshe “420” para babait të tij, dhe ai nuk e kishte idenë fare se për çfarë e ka fjalën i biri.

Mirëpo shprehja e tyre u dëgjua nga të tjerët, kur vëllai i madh i Reddix, Patrick, i morri ata në prapaskenën e një koncerti të bandës “Grateful Dead”, sepse ishte miq me kitaristin e grupit.

Ata u bënë miq me anëtarët e bandës muzikore, dhe shprehja filloi të përdoret nga të gjithë, shkruan lajmi.net. Kështu, nga 5 persona, 420 filloi të përdoret nga më shumë njerëz.

Shumë shpejt fansa që ishin në koncert, e kuptuan se çfarë ishte 420 dhe ata filluan ta shpërndanin në shoqëritë e tyre, dhe filloi të përdoret në posterat e grupit “Grateful Dead”.

Jo shumë kohë pas kësaj, revista “High Times” dëgjoi për 420 dhe filloi ta përdorte në artikuj, duke e bërë shprehjen edhe më të famshme.

Tani për dekada, 420 është përdorur në evente, festivale, dhe çdo gjë të mundshme. Dhe data 20 prill, që për amerikanët është 4/20, u bë një festë jozyrtare.

Epo, mund të themi se këta 5 persona që tani janë 66 vjeç, e ndryshuan jetën e shumë personave me një kod që nuk menduan fare se do të bëhej kaq gjë e madhe. /Lajmi.net/