Babai sulmon krokodilin që po i kafshonte djalin

Një baba filipinas shpëtoi djalin e tij nga një krokodil duke kafshuar grabitqarin e rrezikshëm derisa kafsha e lëshoi të voglin.

Fun

30/01/2019 11:55

Diego Abulhasan, 12 vjeç, ishte duke notuar me vëllain e tij më të vogël në një lumë pranë shtëpisë së familjes në qytetin Balabac, në rajonin e Palawan të Filipineve, kur një krokodil e sulmoi dhe e tërhoqi në ujë.

Babai i tyre, Tejada Abulhasan dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe vrapoi rreth 100 metra nga shtëpia drejt lumit ku dhe u zhyt.
Me vete ai kishte marrë një dërrasë druri. Z. Abulhasan filloi ta godiste kafshën me dërrasë, por ajo nuk e lëshonte 12-vjeçarin.
Në një akt dëshpërimi, Abulhasan kapi këmbën e bishës dhe e kafshoi atë disa herë, transmeton top channel.

Mrekullisht, krokodili e çliroi djalin dhe u largua nga uji i trembur.

“Ka pasur aq shumë adrenalinë në trupin tim saqë nuk kisha kohë për të menduar. Isha duke goditur krokodilin dhe nga hiçi më erdhi ideja për ta kafshuar atë. I kafshova këmbën si një qen”, tha babai.

Diego kaloi dy net në spital para se të dilte nga ty. Ai ka disa plagë, por jo lëndime serioze.