Babai shpenzon tetë muaj për t’ua ndërtuar një shtëpi druri fëmijëve të tij

Një baba i katër fëmijëve ka kaluar tetë muaj duke ndërtuar një shtëpi fantastike, të pajisur me urë me litar - për fëmijët e tij që të luajnë në të.

Fun

19/09/2019 08:25

Pamjet e mahnitshme tregojnë inxhinierin mekanik Jared Geddes, nga Uashingtoni i SHBA-ve, duke punuar fort gjatë mbrëmjeve të lira, për të krijuar kështjellën prej druri për të vegjlit e tij, transmeton lajmi.net.

Duke punuar në katin e parë të shtëpisë së tij, Jared shkurtoi në madhësi dhe vendosi një pemë që fqinji i tij kishte copëtuar, duke lejuar që fortesa të merrte formë gradualisht.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë tërë rrugëtimin e tij drejt ndërtimit të kësaj “kështjelle druri”. /Lajmi.net/