Babai fiton lotarinë, e fëmijëve u thotë: Punoni! (Foto)

Daniel Schulli nga British Columbia e Kanadasë, i ka fituar 9.7 milionë dollarë në lotari, por ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i njoftuar fëmijët.

Fun

10/10/2016 08:10

Në vend se t’ju tregonte sapo ka qëlluar numrat, ai ka pasur një ide tjetër: fëmijët e kuptuan fitoren e madhe, duke shikuar televizorin.

Derisa po ndiqnin emisionin ku shfaqet fituesi i muajit, ata panë të atin me tiketën e madhe ku shkruante shuma e fituar. Por, Schulli nuk i ka lënë të gëzohen shumë.

“Pastroni dhomat e juaja, ruajeni punën aty ku punoni”, ka thënë ai, duke nënkuptuar se nuk do të ndajë paratë me ta. “Unë dhe gruaja qeshnim tërë kohës, e nuk donim t’ju tregonim se jemi fituesit”!

Me paratë që i takojnë, ai do të blejë një makinë të re, sepse të vjetrën që është prodhuar më 1996 ia përqeshnin fëmijët. /Telegrafi/

Dad wins the lottery then trolls his children in the best possible way. credit: British Columbia Lottery Corporation

Image result for daniel schuli lotary