Azhurnimi i fundit nga Instagram lejon kompanitë të bisedojnë më përdoruesit përmes mesazheve direkte

Azhurnimi i fundit i Instagram do të lejojë kompanitë të bisedojnë me përdoruesit përmes mesazheve direkte, ka njoftuar aplikacioni.

Auto & Tek

21/10/2020 14:27

Aplikacioni në pronësi të Facebook do të lejojë bizneset të lidhen me përdoruesit përmes përfaqësuesve të drejtpërdrejtë të shërbimit të klientit, me Adidas, H&M dhe Michael Kors midis atyre që janë regjistruar tashmë, transmeton lajmi.net.

Karakteristika ishte prezantuar tashmë në aplikacionin Facebook Messenger dhe sistemi i Instagram-it operon në të njëjtën platformë.

Bisedat midis bizneseve dhe përdoruesve të Instagram dhe Messenger janë rritur me mbi 40% gjatë vitit të fundit, sipas shifrave të vetë Facebook.

Kur Facebook bleu Instagram në 2012, aplikacioni nuk kishte asnjë mënyrë për të fituar para, por që atëherë u shndërrua në një fitore të ardhurash në miliarda përmes reklamave dhe partneriteteve. /Lajmi.net/