Azdren Shala: PDK-ja bëri mirë që u distancua nga bashkëpunimi me Kurtin
Analisti Azdren Shala ka vlerësuar se PDK-ja ka vepruar drejt duke u distancuar nga çdo mundësi bashkëpunimi me kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, partia opozitare “ka bërë shumë mirë që është distancuar nga çdo opsion për të bashkëpunuar me Kurtin”, duke shtuar se “mosbashkëpunimi me këtë monstrum është edhe respekt ndaj vetes, edhe një shërbim…
Lajme
Analisti Azdren Shala ka vlerësuar se PDK-ja ka vepruar drejt duke u distancuar nga çdo mundësi bashkëpunimi me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas tij, partia opozitare “ka bërë shumë mirë që është distancuar nga çdo opsion për të bashkëpunuar me Kurtin”, duke shtuar se “mosbashkëpunimi me këtë monstrum është edhe respekt ndaj vetes, edhe një shërbim i madh që i bëhet Kosovës”, transmeton lajmi.net.
Shala argumenton se ky qëndrim i PDK-së ka bazë historike dhe politike. Ai kujtoi se aktivistët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë në votimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe “tentuan ta ndalonin seancën me gaz lotsjellës”.
Po ashtu, ai theksoi se refuzimi i aleatëve perëndimorë ndaj Kurtit, veçanërisht nga SHBA-ja, është “argument i mjaftueshëm për të pasur vetëm një qasje ndaj Kurtit: konfrontim politik dhe zero bashkëpunim”.
Postimi i plotë:
PDK ka bërë shumë mirë që është distancuar nga çdo opsion për të bashkëpunuar me Kurtin. Natyrisht, nuk duhet të jetë në sallë kur Kurti të provojë ta instalojë edhe presidentin kukull.
Mosbashkëpunimi me këtë monstrum është edhe respekt ndaj vetes, edhe një shërbim i madh që i bëhet Kosovës.
Arsyeshmëria e këtij qëndrimi të PDK-së ka edhe bazë historike. Rrugëçët e VV-së jo vetëm që nuk morën pjesë kur u votua Thaçi, por edhe tentuan ta ndalonin seancën me gaz lotsjellës.
Ky qëndrim ka edhe bazë politike. Refuzimi i aleatëve perëndimorë në përgjithësi, e i SHBA-së në veçanti, është argument i mjaftueshëm për të pasur vetëm një qasje ndaj Kurtit: konfrontim politik dhe zero bashkëpunim./lajmi.net/