Avokati serb: Ligjet në Serbi po zbatohen vetëm për kritikët e regjimit të Vuçiqit

Avokati serb Ivan Niniq ka treguar se si Serbia, sipas tij, po i keqpërdor paraburgimet, duke futur ata të cilët janë kundër regjimit të Vuçiqit. Ai ka thënë se ligji po zbatohet vetëm për ata që po e kundërshtojnë regjimin dhe të varfrit, përderisa përkrahësit e regjimin nuk po qëndrojnë në paraburgim, shkruan lajmi.net. “……

Lajme

13/02/2024 12:07

Avokati serb Ivan Niniq ka treguar se si Serbia, sipas tij, po i keqpërdor paraburgimet, duke futur ata të cilët janë kundër regjimit të Vuçiqit.

Ai ka thënë se ligji po zbatohet vetëm për ata që po e kundërshtojnë regjimin dhe të varfrit, përderisa përkrahësit e regjimin nuk po qëndrojnë në paraburgim, shkruan lajmi.net.

“… ligjet në Serbi zbatohen vetëm për të varfrit apo kritikët e regjimit në rrjetet sociale”, ka thënë Niniq, për “Nova”, duke shtuar se si djemtë e kumbarit të Vuçiq, janë liruar pas 48 orësh burgim, pas dyshimit për prostitucion.

“Kjo dërgon një mesazh se ligjet nuk vlejnë për ‘vëllezërit dhe kumbarët nga maja e shtetit’”, ka shtuar ai.

Njëkohësisht ai foli edhe rreth sulmit në Banjskë ku tha se Milan Radoniq, i cili publikisht ka pranuar se ka organizuar një grup të armatosur të njerëzve, nuk ka qëndruar as edhe një natë në paraburgim.

“Kjo vërteton më së miri se si gjyqësori i trajton njerëzit që janë të afërt me regjimin. Publiku ishte në gjendje të shihte se çfarë trajtimi kanë studentët para gjykatës dhe ligjit dhe çfarë trajtimi kanë ekipi i Radoiçiqit dhe Petar Paniqit”, ka shtuar më tutje ai. /Lajmi.net/