Avokati Misetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm, ZPS-ja tentoi të hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve
Sot ka nisur dita e tretë me radhë në kuadër të gjyqit në Speciale, ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas fjalës përmbyllëse nga prokuroria dhe mbrojtësi i viktimave, sot fjalën e ka mbrojtja e Hashim Thaçit, e më pas e Kadri Veselit. Fillimisht avokati i Thaçit, Lluka Misetiq deklaroi se Hashim Thaçi është i pafajshëm. Misetiq…
Lajme
Sot ka nisur dita e tretë me radhë në kuadër të gjyqit në Speciale, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pas fjalës përmbyllëse nga prokuroria dhe mbrojtësi i viktimave, sot fjalën e ka mbrojtja e Hashim Thaçit, e më pas e Kadri Veselit.
Fillimisht avokati i Thaçit, Lluka Misetiq deklaroi se Hashim Thaçi është i pafajshëm.
Misetiq paraqiti për pikat kyçe që pritet të thuhen përgjatë deklaratës përmbyllëse.
“Më lejoni që si fillim të them se Hashim Thaçi është i pafajshëm. Kjo është pikënisja e juaj kur të filloni kuvendimet për marrjen e vendimit. Në këtë pikë të procedurës është i pafajshëm pasi ligji u kërkon juve ta prezumoni at të pafajshëm, më besoni apo jo kam dëgjuar kryetarë të Tribunaleve Ndërkombëtare të japin fjalime kur e keqkuptojnë këtë gjë kur thonë se konstatimi i pafajësisë kur thonë se është i pafajshëm. Kjo mënyrë keqkupton procesin e tërë të gjykimeve penale ndërkombëtare. Përpara jush keni 4 burra për të cilët ligji thotë se duhet t’i prezumoni të pafajshëm.Ky proces është sjellur këtu sepse ZPS ka ngritur pretendime se kanë prova që vërtetojnë se ata janë fajtorë dhe për rrjedhojë për më shumë se 5 vite kemi të përfshirë në këtë proces ku duhet të bëhet verifikimi i ZPS-së për të parë nëse ata mund të vërtetojnë këto pretendime. Ky gjykim nuk është një ekzaminim apo shqyrtim apo verifikim i jetës së Hashim Thaçit, por i vërtetimit të PZS-së së Hashim Thaçi nuk duhet të gëzojë më tepër perzumimin e pafajësisë.Pra ju duhet të filloni nga prezumimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe pastaj do të vlerësojë nëse provat ju kanë bindur juve se Thaçi është fajtor. Nëse ZPS-ja nuk ju ka bindur ju do të arrini në përfundimin se ka të paktën një shpjegim të arsyeshëm të provave të ndryshëm se Thaçi nuk është fajtor për akuzat e ngritura e pastaj juve duhet të konstatoni se ZPS-sja ka dështuar për akuzat e saj e të arrini në një aktgjykim shfajësues ku Thaçi mbete i pafajshëm si çështje ligjore”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Misetiq tha se diplomatët evropianë po ashtu kanë bërë të ditur pafajësinë e Thaçit.
Ai po përmend tani çfarë kanë thënë disa dëshmitarë në mbrojtje të Thaçit.
Ndryshe në mesin e figurave që dëshmuan në mbrojtje të Thaçit janë: ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, Wesley Clark, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin dhe diplomati i pensionuar amerikan, Christopher Hill.
“Ju keni dëgjuar nga dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë thënë se Hashim Thaçi nuk dyshohej për krime lufte, ndërkohë që këto ngjarje po ndodhnin dhe po zhvilloheshin. Dëshmitarët ndërkombëtarë ju thanë se për këto ngjarje ishin të informuar përmes burimeve diplomatike, shërbimeve të inteligjencës dhe të tjera, si dhe përmes përvojave të tyre personale, përfshirë përvojat e tyre me Hashim Thaçin. Dëgjuat nga diplomati i shquar britanik që tha se Thaçi nuk ka mundur që në mënyrë të pavarur të ndalojë dhunën në verën e 1999, e nga profesori i respektuar Williams që ishte këshilltar i besuar në Rambuje e që ishte dëshmitar i ndërveprimeve të Thaçit dhe arriti në përfundim se s’mund të kishte autoritet brenda UÇK-së për të marrë vendime vetëm.Dëshmitarit të brendshëm të UÇK-së. ZPS tenton të hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve, duke thënë se s’ishin të informuar. Pretendimi i ZPS-së se dëshmitarët ndërkombëtarë ishin të painformuar është interesant duke pasur parasysh natyrën e centralizuar të UÇK-së si intervistat në media, në provat e ZPS-së se qëllimi kriminal i përbashkët është komunikuar në nivele të ulëta publike. Dëgjuam se thanë se politika ndaj kundërshtarëve artikulohej në mënyrë të hapur dhe zbatohej në mënyrë aktive”,shtoi ai./Lajmi.net/

