Avokati Koci kritikon qëndrimin e Kurtit në gjykatë: Duhej të ngrihej në këmbë, faji është i gjykatës
Avokati, Arianit Koci ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me sjelljen e kryeministrit Albin Kurti gjatë paraqitjes së tij në gjykatë, ku ai nuk është ngritur në këmbë gjatë deklarimit. Sipas Kocit, kjo sjellje përbën mungesë respekti ndaj institucionit të gjykatës dhe nuk duhet të kalojë pa vërejtje. Ai thotë se në të gjitha…

Lajme
Avokati, Arianit Koci ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me sjelljen e kryeministrit Albin Kurti gjatë paraqitjes së tij në gjykatë, ku ai nuk është ngritur në këmbë gjatë deklarimit.
Sipas Kocit, kjo sjellje përbën mungesë respekti ndaj institucionit të gjykatës dhe nuk duhet të kalojë pa vërejtje. Ai thotë se në të gjitha procedurat gjyqësore, palët ngrihen në këmbë kur komunikojnë me trupin gjykues, përveç rasteve kur nuk e njohin autoritetin e gjykatës, raporton lajmi.net
“Në komunikim me gjykatën, të gjitha palët ngritën në këmbë – përveç atyre që nuk e pranojnë gjykatën. Një i akuzuar për terrorizëm kishte deklaruar: ‘Nuk ngritëm në këmbë, se e pranoj vetëm gjykatën e Allahut’. Kryeministri po rrin ulur, e po deklarohet. Keq. Shumë keq”, ka shkruar Koci.
Ai i ka adresuar përgjegjësi edhe vetë gjykatës, e cila, sipas tij, është dashur ta udhëzojë Kurtin që të ngrihet në këmbë gjatë fjalës së tij.
“Faji është i gjykatës. Është dashtë ta këshillojë të dëmtuarin. Të kërkojë të ngrihet në këmbë kur flet”, ka shtuar ai.
Në fund të reagimit të tij, Koci ka theksuar se kryeministri Kurti ka nevojë për këshilltarë që nuk i vardisen dhe që nuk i bëjnë qejfin, por që e udhëzojnë drejt./Lajmi.net/