Avokati i Veselit – Gjykatësit: Është koha që ju ta merrni në dorë situatën, Prokuroria po e bën punën e mbrojtjes shumë të vështirë
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka pasur sërish pakënaqësi rreth materialeve që duhet të jepen nga Prokuroria.
Lajme
Emmerson i ka thënë gjykatësit që ka ardhur koha që ai ta merre në dorë situatën, sepse siç tha ai, Prokuroria po e bën punën e mbrojtjes shumë të vështirë.
“Ai duhet të na shpjegoj se çfarë do të arrijë më këtë shumësi të materialeve. Mbrojtja duhet të bëjë gjithë këtë përzgjedhje të ndarjes së materialeve relevante dhe jo relevante. Ne kemi detyrime dhe përgjigjesi që të sigurojmë që të mos marrim pjesë në procedura që do të rrëshqasin në mohim të drejtësisë. Nëse prokuroria do të vazhdoj kështu ne do të jemi në pozitë të vështirë. Ka ardhur koha i nderuar gjykatës që ju ta merrni në dorë situatën dhe t’i shtrojë prokurorisë pyetje se pse po e bën kaq të vështirë punë e mbrojtjes. Pra e ftoj Z. Smith që të shpjegojë se si pret ai që mbrojtja të kryej mbrojtjen, dhe pse nuk na ka thënë qartë se cilat prej provave të tij kanë mbështetjen dhe cilat jo?”, ka thënë avokati i Veselit.
E përgjigja e gjykatësit Nicolas Guillou, ishte si këtë çështje nuk e ngriti ai, por prokuroria.
“Është shumë herët për të ngritur këtë çështje, Emmerson nuk po e ngre unë këtë e ngreu prokuroria”, ia ktheu gjykatësi. /Lajmi.net/