Avokati i të akuzuarit në rastin “Rezervat Shtetërore”: Gjykata na detyroi të kundërshtojmë aktakuzën pa shkresat e lëndës

Avokati i të akuzuarit në rastin e skandalit me Rezervat Shtetërore, Ridvan Muharremi, Mahmut Halimi, ka reaguar pas një seance gjyqësore, duke e cilësuar një veprim të gjykatës si të paprecedentë në praktikën gjyqësore të Kosovës. Ai tha se gjatë procedurës mbrojtësit janë detyruar të paraqesin kundërshtimet ndaj aktakuzës pa pasur në dispozicion shkresat e…

Lajme

13/01/2026 13:03

Avokati i të akuzuarit në rastin e skandalit me Rezervat Shtetërore, Ridvan Muharremi, Mahmut Halimi, ka reaguar pas një seance gjyqësore, duke e cilësuar një veprim të gjykatës si të paprecedentë në praktikën gjyqësore të Kosovës.

Ai tha se gjatë procedurës mbrojtësit janë detyruar të paraqesin kundërshtimet ndaj aktakuzës pa pasur në dispozicion shkresat e lëndës. “Sot ndodhi diçka që kurrë në praktikën gjyqësore është e panjohur në gjyqet e Kosovës, na detyroi gjykata që të ushtrojmë kundërshtim kundër aktakuzës pa shkresa të lëndës, është rast non sens”, deklaroi avokati.

Mbrojtësi shtoi se kjo e vështirëson ndjeshëm ushtrimin e të drejtave të të mbrojturit: “Sa i përket çështjeve të tjera, ju kisha lutur për mirëkuptim. Nuk kemi qysh deklarohemi pa i pasur shkresat e lëndës. Qysh me u deklaru për fajësinë kur nuk ka shkresa të lëndës”, tha ai.

Rasti i Rezervave Shtetërore ka të përfshirë katër të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe veprime të tjera penale që kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm ndaj buxhetit të Kosovës. /Lajmi.net/