Avokati i Popullit: Partitë i kanë vendosur interesat e tyre para atyre të popullit, qytetarët s’e meritojnë këtë që po ndodh në Kuvend
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka folur për krizën politike në vend. Qelaj ka thënë se kjo që po ndodh në Kosovë sinjalizon se partitë politike i vendosin interesat e tyre para interesave të qytetarëve. Ai ka thënë se nuk është politikan dhe se merret me respektimin e të drejtave të njeriut, por mënyra se…

Lajme
Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka folur për krizën politike në vend. Qelaj ka thënë se kjo që po ndodh në Kosovë sinjalizon se partitë politike i vendosin interesat e tyre para interesave të qytetarëve.
Ai ka thënë se nuk është politikan dhe se merret me respektimin e të drejtave të njeriut, por mënyra se si deputetët po përfaqësojnë aktualisht në Kuvend, nuk është një gjë që qytetarët e Kosovës e meritojnë.
“Është sinjal që politikbërësit i vendosin interesat partiake para atyre të qytetarëve. Unë s’jam politikan. Por kjo që po e bën aktualisht klasa politike, qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë”, ka thënë ai për FRONTAL të T7.