Avokati i mbrojtjes së Thaçit kërkon shtyrjen e afatit për dëshmitarët dhe dërgimin e mocioneve tjera

Avokati i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Luka Misetiç sot pas përfundimit të dëshmisë së Joce Colvey, ka njoftuar për afatin që iu duhet për të përfunduar dëshmitarët. Ai ka thënë se nuk do të jetë e mundur që ata të përfundojnë me datë 14 tetor, as për t’i dërguar edhe mocionet tjera që duhen për…

Lajme

02/10/2025 13:26

Avokati i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Luka Misetiç sot pas përfundimit të dëshmisë së Joce Colvey, ka njoftuar për afatin që iu duhet për të përfunduar dëshmitarët.

Ai ka thënë se nuk do të jetë e mundur që ata të përfundojnë me datë 14 tetor, as për t’i dërguar edhe mocionet tjera që duhen për dosjen përfundimtare brenda datës 22 dhjetor.

“Ne presim që ta bëjmë një kërkesë të përbashkët që ta shtyjmë këtë afat. Përpara se ta bëjmë këtë, doja të thoja se kemi folur me Prokurorinë dhe do të konsultohemi për të arritur një marrëveshje para se të vijmë me kërkesën për shtyrjen e afatit”, ka thënë Misetiç.

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ka thënë se mbeten një numër apelesh që duhet të merren parasysh në kuadër të provave të përbashkëta dhe në kuadër të asaj që do të pranohen.

“E kam fjalën për apelet që kanë të bëjnë lidhur me analizat mjekoligjore, përgjimet dhe dëshmitarët e rregullt 155. Doja ti përmendja këto që do duhej të merreshin parasysh kur ka të bëj me afatin kohor”, ka thënë Dixon para se të mbyllet seanca.

Gjykata Speciale në Hagë nuk ka njoftuar se kur do të filloj dëshminë dëshmitari i ardhshëm i mbrojtjes së Thaçit. /Lajmi.net/