AUV: Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes ‘’ Gjuha e Kaltër’’
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga Republika e Maqedonisë Veriore për shkak të konfirmimit të rasteve të para atje me sëmundjen “Gjuha e Kaltër”. AUV ka apeluar të gjithë fermerët, të cilët lëshojnë bagëtitë në zonat e brezit kufitar me Maqedoninë e Veriut të mbajnë…

Lajme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga Republika e Maqedonisë Veriore për shkak të konfirmimit të rasteve të para atje me sëmundjen “Gjuha e Kaltër”.
AUV ka apeluar të gjithë fermerët, të cilët lëshojnë bagëtitë në zonat e brezit kufitar me Maqedoninë e Veriut të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre, të shmangin kontakte me kafshët e tufave nga ky vend.
Të gjitha autoritetet të ndihmojnë në respektim të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të respektojnë urdhëresat për të ruajtur shëndetin e tufave të tyre.
“Sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides. Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhi, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu, dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është mobilizuar qe të mbikëqyrë me rreptësi masat e vendosura dhe ta parandaloj përhapjen e sëmundjes në vendin tonë. Përderisa kemi dy sëmundje të ndryshme prezentë në dy vendet fqinjët, e të cilat prekin të njëjtat lloje të kafshëve Dele, Dhi. Kërkojmë qe fermerët të aktivizojnë masat e biosigurisë në fermat e tyre. Njëkohësisht mbi çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve ne tufë, të njoftojnë menjëherë veterinarin”, ka thënë AUV në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i AUV-it: