Autostrada kërka hiç, e as ura e Badovcit- ministri, zv/ministri e kryetari Hyseni mblidhen për të përuruar rrugën për Gjilan-Bujanoc

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësministri Hysen Durmishi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit kanë përuruar sot rrugën Gjilan-Bujanoc. Këtë e ka publikuar ministri Aliu në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net. “Sot, së bashku me kryetarin e Gjilanit z. Alban Hyseni, zv ministrin z. Hysen Durmishi dhe bashkpunëtorë, përuruam rrugën Gjilan-Bujanoc në kuadër të projektit…

Lajme

06/12/2024 15:08

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, zëvendësministri Hysen Durmishi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit kanë përuruar sot rrugën Gjilan-Bujanoc.

Këtë e ka publikuar ministri Aliu në rrjetin social Facebook, shkruan lajmi.net.

“Sot, së bashku me kryetarin e Gjilanit z. Alban Hyseni, zv ministrin z. Hysen Durmishi dhe bashkpunëtorë, përuruam rrugën Gjilan-Bujanoc në kuadër të projektit të zgjerimit të daljes nga qyteti i Gjilanit. Kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe jo vetëm. Projekti në vlerë prej 3 milionë eurosh përveç rrugës me gjatësi 2900m me katër korsi përfshinë edhe shirit të biciklistëve, trotuar në të dyja anët, kanalizim kabllor, fekal e atmosferik, ndriçim në mes dhe sinjalizim”, ka shkruar Aliu në Facebook. 
Përkundër rrugës Gjilan-Bujanoc, autostrada Gjilan-Prishtinë e ura e Badovcit ende nuk kanë përfunduar e as nuk dihet një datë se kur mund të përfundojnë.
Ministria e Infrastrukturës në krye me ministrin Aliu kanë vendosur të heshtin në lidhje me këto dy projekte.