Automjetet vetë-drejtuese ndikojnë në stres më të madh për udhëtarët

Udhëtimi në automjete të vetë-menaxhuara konsiderohet të jetë më stresues se ai i makinave të zakonshme, sipas një studimi nga Universiteti i Kempten në Gjermani.

Auto & Tek

21/03/2018 00:55

“Ne donim të shqyrtonim se si makina e së ardhmes duhet të dizajnohet për të lejuar njerëzit të besojnë në makinat e tyre”, tha autori studimit, Bernhard Schick.

Duket se teknologjitë ekzistuese autonome e vozitjes perceptohet si një faktor që shkakton stres shtesë, në vend që të konsiderohet ndihmë e dobishme.

Schick arriti këtë përfundim duke kryer eksperimente me mbi 50 subjekte të moshës nga 18 deri në 65 vjeç, të cilët u gjurmuan gjatë vozitjes në vetura me sisteme moderne të vozitjes së tramvajit. Këto sisteme janë projektuar në mënyrë që kur shoferët e humbin përqendrimin, për shkak të lodhjes apo faktorëve tjerë, të mos ndalohet lëvizja e automjeteve.

“Niveli i stresit është rritur me të gjithë të anketuarit, sapo wshtw aktivizuar sistemi i tramvajit”, tha Corinna Seidler, një psikolog i përfshirë në eksperiment.

Seidler shpjegoi se kjo është kryesisht për shkak të ndjenjës së panjohur për t’i lënë kontrollin e lëvizjes së shpejtë një makinerie. Ai mendon se do të duhet kohë për automjete plotësisht autonome, për t’u siguruar udhëtarëve një ndjenjë të mjaftueshme sigurie.

Në mënyrë të ngjashme, Schick tha se, të paktën tani për tani, teknologjia nuk është “mjaft e përparuar” për të garantuar që aksidentet do të mund të pengohen tërësisht.

Megjithëse kërkimet kanë parashikuar se një rritje e numrit të veturave autonome në rrugë, do të çojë në më pak vdekje në aksidentet e trafikut, por ekspertët nuk e mbrojnë këtë qëndrim optimist.